“Hajde Instituti, Kamza! A ka për Kamëz”, kështu thërret duke u varur në derën gjysëm të hapur të fugonit adoleshenti që shërben si faturino, ndërsa makina mbushet pa e mbaruar mirë rreth-rrotullimin e “Zogut të Zi” që nuk u bë dot “Rilindja”, dhe vërsulet dhe një herë në drejtim të autostradës. Shoferi e ka gjithmonë me ngut, dhe ndalon duke shkelur fort frenat për të lëshuar apo marrë pasagjerë që presin në cepin e rrugës.
Deri kur mbërrin në stacionin e fundit ne jemi shkundur mirë, ndërsa ai ende pa na zbritur është vërsulur sërish në të kundërt, duke lënë në vend ndalo autobusët e vjetër në stacionin që ndodhet në “Bulevardin Blu”, apo aty ku ky kufizohet me rrugën “Dubai”, pak metra para degëzimit “Berlin” apo paralel me “Jehonën”. Pak gjëra ka mundur të bëjë Kamza për të tërhequr vëmendje kaq të imtësishme sa emërtimi i rrugëve të saj. Janë 505 emra dhe përjashto, të themi gjysmën, që janë emra krahinash apo fshatrash e personalitetesh nga Shqipëria, gjithë pjesa tjetër, që vërtitet mes emrave të qyteteve më të mëdha në botë dhe nocioneve abstrakte, ka ndjellë një kuriozitet dhe habi të rrallë, më shumë nisur prej paragjykimit që kanë banorët këtej “Kthesës së Kamzës”, për atë pjesë të Shqipërisë.

Qyteti në hije
Në fakt, gjithë-gjithë, në përfytyrimin e shumicës, ajo është zona e Institutit apo e Universitetit Bujqësor të Kamzës, ndërkohë që ky i fundit tashmë është vetëm një lagje e qytetit të 6-të për nga popullsia në vend. Kamza, dhe ndoshta simotra Vora, kanë fatin e çuditshëm të të qenit thjesht nyje para se të hysh në Tiranë ndërsa po vjen nga Shkodra apo Durrësi. Në fjalorin e udhëtarëve, ato më së shumti përmenden si pika reference vendore për të treguar largësinë nga kryeqyteti, domethënë njësoj si kilometri i 29 ndërsa udhëton për në Elbasan. Përpos banorëve të saj, pak të tjerë nisen për në Kamëz duke e menduar atë si njësi, për shumicën ajo është një degë e Tiranës, një rrethinë. Edhe në kronikën e zezë e cila shpesh na hyn në punë për të kujtuar qytete apo qyteza, ajo rrallë del më vete. Përgjithësisht shkruhet: “Në Kamëz, në të dalë të Tiranës”, apo “pak kilometra nga Tirana”. Edhe vetë banorët preferojnë të thonë që jetojnë në Tiranë dhe vetëm në u pyetshin: “Ku në Tiranë?”, mund të përmendin Kamzën sikur kjo të ishte një lagje e kryeqytetit. Në fakt është e paqartë pse Kamza nuk është minibashkia e 12 e Tiranës dhe as mbi çfarë arsyetimi administrativ u vendos që ajo të shpallej bashki më vete. Nga ana tjetër duke qenë se është e tillë, qytetit të cilin nga Tirana e ndajnë vetëm kufij administrativë të padukshëm për syrin e kalimtarit apo banorit, i duhet të krijojë një identitet për vete dhe banorët e tij. Ai zor se do mund t’i shpëtojë hijes së kryeqytetit (fundja as Pireu nuk i shpëton hijes së Athinës), prej nga shihet si rrethinë apo provincë, por tani për tani po jep shenjat e para të “mëvetësisë”, duke tentuar të mos jetë thjesht “bishti i Tiranës”. Pagëzimi i 505 rrugëve mund të duket pa lidhje në këtë rast, por aty gjen elementë të fortë të këtij “rebelimi”. Emërtimi i disa rrugëve me emrat të ngjashëm me simotrat në kryeqytet duket se çon pikërisht drejt kësaj pavarësie. Kështu Kamza ka zgjedhur të ketë një “Komunë të Parisit” të vetën apo një “Rrugë të Elbasanit”, e mjaft të tjera si këto që përsëriten në Tiranë e që kamzallijtë, ndoshta dhe pa menduar pikërisht këtë, i kanë vendosur për ta bërë kështu të detyruar të thuash ta zëmë: “Jam te “Komuna e Parisit” në Kamëz”. A është ky njëfarë “karshillëku”? Lexo me tej ne mapo.al